Setien, i pasigurt për të ardhmen e tij: S’e di a do të jem këtu për Champions

Prishtinë | 17 Kor 2020 | 09:06 | Nga Ekonomia Online

Trajneri Quique Setien e ka pranuar se ai nuk është i sigurt nëse do të jetë trajner i Barcelonës kur të rinisë Liga e Kampionëve në gusht, pasi e pranoi se mund ta ketë pozitën e rrezikuar pas dështimin për ta mbrojtur titullin e La Ligës.

Barcelona e pësoi disfatën e gjashtë të këtij sezoni të enjten në mbrëmje, ndërsa Real Madridi e mori fitoren e nevojshme për ta fituar titullin e parë të La Ligës që nga viti 2017, transmeton Gazeta Express.

Djemtë e Quique Setien u mposhtën me rezultat 2:1 në Camp Nou, me gola të shënuara nga Jose Arnaiz dhe Roberto Torres, ndërsa për katalonasit shënoi Messi nga gjuajtja e lirë.

Titulli i 34-t i Real Madridit në histori si kampion i Spanjës u zyrtarizua sapo përfundoi ndeshja, ndërsa tani Barcelona mund ta shpresojë ta mbyllë sezonin të paktën me një titull – atë të Ligës së Kampionëve, ku do të përballen me Napolin.

Pasi e pa skuadrën e tij ta humbë titullin e La Ligës që e kishte fituar në dy sezonet paraprake me trajnerin Ernesto Valverde, Setien e pranoi se ai mund të shkarkohet nga posti i trajnerit para se të nisin garat në Ligën e Kampionëve.

“Unë shpresoj të jem trajner i Barcelonës në Ligën e Kampionëve, por nuk e di”, ka thënë Setien, në konferencën e  mbajtur pas ndeshjes. 

Të ngjashme