Setieni pranon se i pëlqen Lautaro

Prishtinë | 08 Qer 2020 | 16:14 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i Barcelonës, Quique Setien, nuk e mohon interesimin për sulmuesin e Interit, Lautaro Martinez. Mirëpo, ai thotë se dëshiron të flasë vetëm për futbollistët që i ka në skuadër.

Barcelona është duke insistuar në transferimin e argjentinasit 22-vjeçar. Lautaro në kontratën e tij me Interin ka një klauzolë për lirim në vlerë 111 milionë euro.

Gjatë një interviste për “Movistar”, Setien është pyetur nëse do të pëlqente të shihte Lautaron në “Camp Nou” stinorin e ardhshëm.

“Më pëlqejnë gjithë lojtarët e mëdhenj. Por, zakonisht nuk flas për ata që nuk janë pjesë e Barcelonës”, ka deklaruar Setien.

Të ngjashme