Sevilla kërkon 60 milionë euro për Kounden

Prishtinë | 19 Mar 2021 | 11:24 | Nga Ekonomia Online

Skuadra e Sevillas ka ulur kërkesat për qendërmbrojtësin francez Jules Kounde. Mediumet spanjolle kanë njoftuar se Sevilla për ta lënë të lirë 22-vjeçarin në fund të këtij sezoni, që po kërkohet nga shumë skuadra të Evropës po kërkon 60 milionë euro dëmshpërblim. Kounde është njëri prej mbrojtësve më të vlerësuar në La Liga dhe më herët ka pasur një klauzolë lirimi në vlerë prej 90 milionë eurove.

Ai këtë sezon ka 38 paraqitje dhe tri gola në të gjitha garat me Sevillan, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2024. Interesim për Kounden kanë shprehur Real Madridi, Paris Saint-Germaini e Manchester Unitedi.

Të ngjashme