Sezoni i dobët i Barçës nuk ka ndikuar në vlerën e skuadrës

Prishtinë | 17 Qer 2019 | 10:34 | Nga Ekonomia Online

Si gjithmonë, fundi i sezonit të kampionateve të futbollit pasohet nga tregu i transferimit, një ngjarje që sheh klubet elitë të Evropës të marrin kontrollin dhe të tjerët ndjekin shembullin në varësi të veprimeve të tyre.

Kjo verë nuk është e ndryshe me Real Madridin që e ka filluar furishëm, por Barcelona duhet të veprojë shpejt dhe mjaft prurje të reja janë planifikuar në ‘Camp Nou’.

Duke pasur parasysh se si përfundoi sezoni i tyre, mund të mendoni se një numër i lojtarëve në skuadër kanë pësuar ulje në vlerat e tyre në merkato, por jo aq dhe vlera e përgjithshme e skuadrës së parë – e cila ësht është vetëm rreth 6.5 milionë euro më pak krahasuar me sezonin 2017/18, përcjell lajmi.net.

Tetë lojtarë të skuadrës kanë rritur vlerën në treg, ndërsa 13 lojtarë kanë pësuar rënie – Samuel Umtiti, Clement Lenglet, Nelson Semedo, Jean-Clair Todibo, Arle Melo, Carles Alena dhe Ousmane Dembele – Gerard Pique, Thomas Vermaelen, Jordi Alba, Sergi Roberto, Sergio Busquets, Ivan Rakitic, Rafinha Alcantara, Arturo Vidal, Philippe Coutinho, Lionel Messi, Malcom dhe Luis Suarez.

Megjithatë, hirearkia e klubit po përgatitet për disa transferime bombastike në mënyrë që të shlyejë kujtimet e këqija të edicionit që lamë pas.

Të ngjashme