Sfidat çerekfinale të Kupës së Kosovës në hendboll

Prishtinë | 16 Mar 2021 | 17:23 | Nga Ekonomia Online

Besa Famgas është favorite e madhe për të kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në hendboll (meshkujt).

Shorti i tërhequr të martën ka përcaktuar që Besa Famgas të takohet në udhëtim me Prizrenin.

Në ndeshjet tjera mund të ketë më tepër rivalitet – shkruan në faqen e FHK-së.

Drenica e pret Kastriotin, kurse Trepça e Vushtrria takohen në Mitrovicë.

Dy skuadrat tjera me traditë, Vëllaznimi e Prishtina luajnë në Gjakovë. Ndeshjet çerekfinale luhen më 24 e 25 mars.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme