Sheiku Shahid Khan ka tërhequr ofertën e tij për blerjen e “Wembley Stadium” pas një takimi që ka pasur me krerët e futbollit anglez.
Federata e Futbollit e Anglisë ka konfirmuar këtë gjë duke thënë se respektojnë vendimin e tij, kurse pranojnë se duhet bërë investime të reja në stadiumet ikonike të Anglisë.
FA ka falënderuar edhe qeverinë për ndihmën e saj në bisedimet me sheikun saudit.