Shala beson se Kosova mund t’i marrë pikë Suedisë

Prishtinë | 06 Tet 2021 | 20:11 | Nga Ekonomia Online

Herolind Shala ka folur për faqen e FFK-së para përballjes së Kosovës me Suedinë.

Mesfushori i Kosovës tha se po përgatiten sa më mirë për të qenë gati për sfidën e së shtunës.

“Stërvitjet po shkojnë mirë. Sot kemi punuar me intensitet shumë të madh dhe po përgatitemi maksimalisht për ndeshjen”, u shpreh Shala.

“Atmosfera në Kombëtare gjithmonë është shumë e mirë dhe të gjithë jemi të kënaqur dhe po e presim me padurim ndeshjen me Suedinë”.

“Normalisht presim një ndeshje të vështirë sepse e dimë se me çfarë ekipi do të ballafaqohemi. Suedia është një ekip me shumë cilësi, por mendoj se mund t’i befasojmë dhe kemi mundësi të marrim pikë”.

“E dimë se Dardanët gjithmonë i kemi mbrapa vetes dhe shpresoj të vijnë sa më shumë dhe besoj se do t’i bëjmë krenarë”, ka theksuar mes tjerash Shala. /Gazeta Express

Të ngjashme