Shala e Rashani shënojnë në Norvegji

Prishtinë | 15 Pri 2019 | 09:58 | Nga Ekonomia Online

Reprezentuesi i Kosovës, Herolind Shala, ka realizuar dy gola dhe ka asistuar një në fitoren 4:1 që skuadra e tij Valerenga e ka realizuar të dielën në shtëpi ndaj Tromsos, në xhiron e tretë të elitës së futbollit norvegjez.

Shala asistoi golin e parë të ndeshjes, ndërsa shënoi golin e dytë dhe të katërt, në minutat 30-të përkatësisht 75-të, shkruan sot “Koha Ditore”. Ai luajti tërë ndeshjen. Gol në elitën norvegjeze të dielën shënoi edhe sulmuesi kosovar Elbasan Rashani. Ai realizoi golin e parë të Odd-it në fitoren 2:0 në shtëpi ndaj Kristiansundit.

Rashani shënoi në minutën e 19-të. Edhe Ylldren Ibrahimaj ka shënuar në Norvegji, në fitoren 2:1 të Vikingut ndaj Brannit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme