Shala: Selektori dhe krerët e FFK-së përgjegjës për humbjen turpëruese

Prishtinë | 07 Tet 2016 | 11:55 | Nga

Kujtim Shala ka fajësuar selektorin dhe krerët e Federatës së Futbollit të Kosovës për humbjen e thellë nga Kroacia.

Shala e ka kritikuar ashpër selektorin e Kosovës, Albert Bunjaki, por edhe krerët e Federatës së Futbollit të Kosovës për humbjen e thellë nga Kroacia.

Kosova u mposhtë me rezultat 6:0, që është i papranueshëm për Shalën.

“Kjo është turp. Edhe pse kur e shohim kush e udhëheq Kosovën, nuk është qudi që Kroacia ka qenë kaq bindëse. Por, mund të them se kanë kaluar mirë marrë parasysh kush i udhëheq”, u shpreh ai për mediat kroate, përcjell “Lajmi.net”.

“Tmerr i vërtetë. Nëse kanë pak fytyrë, krerët e Federatës duhet të përgjigjen për këtë, por nuk kanë. Kroacia është më e mirë, këtë e kuptoj, por të humin 6-0?”, u shpreh ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme