Shala: Të gjithë së bashku me një qëllim, ta dërgojmë Kosovën në Evropian

Prishtinë | 14 Nën 2019 | 15:53 | Nga Ekonomia Online

Kanë mbetur edhe pak orë deri tek fillimi i ndeshjes Çeki – Kosovë.

Ani pse kishte shprehur dëshirën që t’i ndihmonte bashkëlojtarëve, Herolind Shala sipas të gjitha gjasave pritet të mungojë në këtë ndeshje.

Mirëpo disa orë para ndeshjes, Shala ka reaguar në faqen e tij zyrtare në “Facebook”.

“Dita e ndeshjes vendimtare, jemi të bashkuar, futbollistë, staf, federatë e tifozë. Të gjithë e kemi qëllimin e njëjtë, ta dërgojmë Kosovën tonë në evropian”, ka shkruar Shala.

Ndeshja mes Çekisë dhe Kosovës fillon nga ora 20:45.

Të ngjashme