Futbollistët, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri i kanë shpëtuar suspendimit nga FIFA për ndeshjet e radhës në Kampionatin Botëror për gjestin e tyre me shqiponjë kundër Serbisë ditë më parë.
Por që Xhaka, Shaqiri si dhe kapiteni i Zvicrës, Stephna Litchesteiner, janë dënuar financiarisht, shkruan Sun.
Ata do të paguajnë nga një dënim me vlerë 10 mijë franga zvicerane, ndërkaq Litchsteiner është dënuar me pesë mijë franga.