Shaqiri drejt ShBA-së, Chicago Fire interesohen për të

Prishtinë | 04 Shk 2022 | 20:24 | Nga Ekonomia Online

Xherdan Shaqiri pritet të përfundojë në MLS.

Ylli zviceran, Xherdan Shaqiri mund të largohet nga skuadra e Olympique Lyon qysh në fund të këtij sezoni.

Fabrizio Romano raporton për një interesim të Chicago Fire për shërbimet e Shaqirit, përcjell lajmi.net.

Negociatat janë konfirmuar tashmë dhe thuhet se procesi llogaritet i avancuar.

Kanë mbetur disa detaje të kontratës për t’u finalizuar sa i përket termeve personale dhe marrëveshja do të finalizohet.

Çështja e finalizimit të marrëveshjes është tashmë çështje kohe.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme