Shaqiri e Origi mbajnë gjallë shpresat e “Reds” për titullin

Prishtinë | 04 Maj 2019 | 22:53 | Nga Ekonomia Online

Skuadra e Liverpool ka shënuar fitore shumë të mundimshme në udhëtim kundër Newcastle United.

Në xhiron e parafundit të Premierligës, ‘The Reds’ kanë arritur që të marrin tri pikë kundër skuadrës së Benitez, duke fituar me rezultatin 2:3.Ishin pikërisht mysafirët ata që kaluan të parët në epërsi, falë golit të shënuar nga Virgil Van Dijk, në minutën e 13’ të takimit.

Vetëm shtatë minuta më vonë, vendasit arritën  të rikthejnë balancën me anë të golit të Christian Atsu, shkruan lajmi.net.Lojtarët e Klopp nuk u dorëzuan dhe arritën që përsëri të shënojnë me anë të Mohamed Salah, në minutën e 28’, për ta mbyllur pjesën e parë me avantazh.Në pjesën e dytë, Newcastle arriti të neutralizonte për herë të dytë epërsinë e ‘The Reds’, falë golit të Salomon Rondon, kur ishte minuta e 54’ e këtij super ballafaqimi.Por, ishte ‘heroi’ Divock Origi, i cili pas asistimit të Xherdan Shaqirit arriti të shënonte për 2:3, katër minuta para fundit të kohës së rregullt.Me këtë fitore, Liverpool rimerr përkohësisht kreun e tabelës, për të shpresuar në gabimin e Manchester City kundër Leicester.

Të ngjashme