Shaqiri e solli Hadërgjonajn te Kosova

Prishtinë | 09 Maj 2019 | 17:12 | Nga Ekonomia Online

Tifozët e Përfaqësueses së Kosovës sot kanë marrë një lajm të mirë.

Mbrojtësi i krahut të djathtë, Florent Hadërgjonaj, ka bërë të ditur se ka vendosur të vesh fanellën e Kosovës.

Lojtari do të jetë nën urdhrat e trajnerit Bernard Challandes që nga muaji qershor, për ndeshjet kundër Malit të Zi dhe Bullgarisë, që Kosova i zhvillon në udhëtim.

Dorë në vendimin e Hadërgjonajt që të pranojë ftesën e Kosovës, ka pasur edhe vëllai i Xherdan Shaqirit, Erdin Shaqiri.

Erdini është agjent i lojtarit, dhe ka ndjekur nga afër ndeshjen e fundit që Kosova e ka zhvilluar në Prishtinë kundër Bullgarisë.

Të ngjashme