Shaqiri falënderon Zhegrën për përkrahjen

Prishtinë | 01 Kor 2018 | 14:40 | Nga

Ylli i Zvicrës, Xherdan Shaqiri, ka falënderuar Zhegrën për përkrahjen që po i jep për Kampionatin Botëror.

Futbollisti, me rrënjë nga ky fshat i Gjilanit, ka postuar në Instagram një fotografi të përkrahjes që po i jepet nga Kosova.

“Faleminderit Zhegra” ka shkruar ai si përshkrim të fotografisë ku shihet një baner në Zhegër e në të cilin shkruan “Krenaria e Kombit” dhe “Zhegra krenohet me ty”.

Shaqiri ishte një nga dy golashënuesit në fitoren e rëndësishme ndaj Serbisë. Këtë gol ai e festoi me shqiponjë dhe këtë fotografi e kanë shfrytëzuar në baner banorët e Zhegrës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme