Shaqiri flet për dëshpërimin që po e përcjell

Prishtinë | 19 Sht 2019 | 08:45 | Nga Ekonomia Online

Xherdan Shaqiri deri më tash kryesisht ka heshtur për situatën e tij te Liverpooli ose ka zgjedhur fjalët.

Tash e thotë troç se nuk është i kënaqur me situatën aktuale që po e kalon, ka shkruar të mërkurën “Team Talk”.

Shaqiri në ndeshjen e fundit të Liverpoolit, të cilën e humbi 2:0 nga Napoli në kuadër të Ligës së Kampionëve, u inkuadrua nga stoli prej minutës së 87-të. Ai këtë edicion ende nuk e ka asnjë ndeshje si titullar te Liverpooli dhe ditë më parë, kanë reaguar edhe tifozët e ekipit, të cilët kanë kërkuar sqarime nga trajneri Juergen Klopp për mosaktivizimin e Shaqirit.

Kosovari këtë edicion në total ka vetëm katër paraqitje në të gjitha garat apo 25 minuta lojë, transmeton Koha Ditore.

“Nuk është aspak e lehtë kjo situatë për mua dhe natyrisht që jam i dëshpëruar. Por si profesionist duhet të jem në gjendje ta përballoj dhe ta pranoj këtë situatë, pasi këto janë vendime të trajnerit. Unë gjithmonë jam në skuadër, por më mungon minutazha”, është shprehur Shaqiri. “Nuk mund t’i kërkoj trajnerit që të më aktivizoj në secilën ndeshje”.

Pavarësisht kësaj situate, Shaqiri insiston se ndihet mirë që është pjesë e një ekipi si Liverpooli. Ai po shpreson që këtë edicion të fitojë titullin e kampionit në Premier League, duke i gëzuar tifozët pas 30 vjetësh pritjeje

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme