Shaqiri: Gati për Botërorin tim të katërt

Prishtinë | 18 Nën 2022 | 17:47 | Nga Ekonomia Online

Futbollisti i Zvicrës, Xherdan Shaqiri, duket se është në disponim të mirë për sfidën e radhës.

Shaqiri e ka publikuar një fotografi në llogaritë e tij në rrjete sociale, me fanellë të Zvicrës ku shihet në pritje të fillimit të Kupës së Botës “Katari 2022”.

“Gati për Botërorin tim të katërt”, ka shkruar Shaqiri mbi foton e tij.

Ai më parë kishte marrë pjesë edhe në Kupën e Botës në Afrikë më 2010, në Brazil më 2014, si dhe në Rusi më 2018.

Ylli me prejardhje zvicerane ka ditur gjithmonë të shkëlqejë në fanellën kuq e bardh edhe kur nuk ishte në elementin e tij më të mirë me klubet e veta.

Ai dhe Granit Xhaka në grup do të përballen sërish me Serbinë të cilën e kishin mundur katër vjet më parë pikërisht me dy golat e tyre.

Të ngjashme