Shaqiri i ribashkohet Zvicrës pasi rezulton negativ në testin për Coronavirus

Prishtinë | 08 Tet 2020 | 15:10 | Nga Ekonomia Online

Xherdan Shaqiri ka rezultuar negativ në testin për koronavirus, vetëm dy ditë pasi rezultoi pozitiv dhe i është ribashkuar përfaqësueses së Zvicrës, ka njoftuar Federata e Futbollit të Zvicrës (SFV) të enjten.

Shaqiri 28-vjeçar, do të udhëtojë me përfaqësuese për në Spanjë për ndeshjen e Ligës së Kombeve të së shtunës, ndonëse UEFA do të vendosë nëse ai do të mund të luajë.

Mbrojtësi i Borussia Dortmundit, Manuel Akanji, po ashtu është në izolim, por nuk ka shfaqur simptome, ndërsa ka rezultuar pozitiv të mërkurën.

Zvicra pësoi 2:1 të mërkurën në miqësore ndaj Kroacisë. Pas ndeshjes me Spanjën në Ligën e Kombeve më 13 tetor do të luajë me Gjermaninë.

Shaqiri është përfshirë në përfaqësuesen e Zvicrës për herë të parë që nga finalet e Ligës së Kombeve në qershor të vitit të kaluar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme