Shaqiri ishte i vendosur të punonte me Kloppin

Prishtinë | 15 Gus 2018 | 12:12 | Nga

Mesfushori kosovar, Xherdan Shaqiri ishte i vendosur që të punonte me trajnerin gjerman të Liverpoolit, Juergen Klopp.

Për këtë arsye Shaqiri këtë verë ka refuzuar mundësinë që të kalojë te Manchester Unitedi dhe është transferuar te Liverpooli.

Kështu kanë raportuar të martën mediume angleze, të afërta me klubin e Liverpoolit.

Shaqiri kaloi te Liverpooli nga Stoke City, që nuk ia doli të sigurojë ekzistencën në Premier League.

Fillimi i karrierës së Shaqirit te Liverpooli ishte i suksesshëm. Ai shënoi një gol të bukur pikërisht ndaj Unitedit në ndeshje përgatitore, ndërsa të dielën luajti si zëvendësues në ndeshjen e parë kampionale.

Pos Unitedit, Shaqirin e kanë kërkuar edhe West Hami e Southamptoni. Është raportuar se Shaqiri ka mbetur i impresionuar nga Klopp menjëherë pasi ka nisur kontaktet me të. Edhe Klopp ka vlerësuar lart Shaqirin në disa raste.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme