Shaqiri ka vendosur të qëndrojë te Liverpooli

Prishtinë | 03 Nën 2020 | 18:28 | Nga Ekonomia Online

Xherdan Shaqiri ishte shumë afër që të largohej nga Liverpooli në afatin kalimtar veror, derisa nuk e kishte përjashtuar largimin as në afatin kalimtar të janarit të vitit 2021.

Por, siç duket anësori shqiptar ka arritur që të bind Jurgen Kloppin se mund të jetë një lojtar shumë i rëndësishëm për në këtë edicion.

Këtë gjë më së miri e tregoi kur Liverpooli ishte duke barazuar 1-1 në shtëpi ndaj West Ham United në fundjavën e kaluar, derisa Shaqiri u fut në lojë, duke dhuruar një asistim magjik për Diogo Jotan.

Sipas asaj që raporton Daily Mail, trajneri gjerman ka mbajtur një takim me lojtarin me prejardhje nga Zhegra e Gjilanit dhe i ka bërë me dije se llogaritë në shërbimet e tij.

“Shaq ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në një periudhë shumë të vështirë për ne, dhe ai është shumë i rëndësishëm për ne”, ka thënë Klopp pas ndeshjes.

“Shaq është një lojtar që ka cilësi shumë të mira ën sulm. Ai ka luajtur për ne si një 8-sh ën fushë, në krah të sulmit dhe si një 10, ashtu siç bëri ndaj West Hamit. Ai mund të luajë në disa pozicione”, ka shtuar më tej trajneri i The Reds. 

Të ngjashme