Shaqiri: Kam vendosur të qëndroj në Liverpool

Prishtinë | 06 Tet 2020 | 09:55 | Nga Ekonomia Online

Futbollsiti shqiptar Xherdan Shaqiri u ka dhënë fund spekulimeve rreth të ardhmes së tij.

Ai në një intervistë për Blick, ka thënë se në futboll ka përherë spekulime dhe se ai është mësuar më këtë lloj situate.

“Në futboll gjithmonë ka spekulime. Mediat shkruajnë shumë, por unë do të qëndroj me Liverpoolin. Kam kontratë afatgjate dhe ndihem shumë mirë. Ne kemi ekip shumë të mirë dhe në të ardhmen dua të fitoj hapësirën time dhe të ndihmoj ekipin”, ka thënë Shaqiri, teksa është grumbulluar me Zvicrën për ndeshjet e këtij muaji kundër Spanjës dhe Kroacisë.

Ai është pjesë e Liverpoolit tash e dy vite.

Në sezonin e parë me skuadrën angleze fitoi Ligën e Kampionëve, që ishte hera e dytë për të pasi e kishte fituar edhe me Bayern Munchenin, ndërkohë që sezonin e kaluar fitoi Premier Leaguen. Po ashtu, tituj ka fituar edhe në Gjermani me Bayernin dhe në Zvicër me Baselin.

Mirëpo e përbashkëta e dy stinorëve në Angli është se luajti pak dhe u përcoll nga lëndimet e shpeshta.

Ai është shprehur i lumtur edhe për grumbullimin me Zvicrën.

“Ekipi kombëtar vjen në një kohë të mirë”, ka thënë ai.

Shaqiri me Zvicrën ka zhvilluar 82 ndeshje dhe ka shënuar 22 gola.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme