Shaqiri: Liverpooli e meriton trofeun e Ligës së Kampionëve, do ta fitojmë për Kloppin dhe tifozët

Prishtinë | 31 Maj 2019 | 16:50 | Nga Ekonomia Online

Ylli me prejardhje shqiptare, Xherdan Shaqiri ka thënë se Liverpooli po synon të fitojë Ligën e Kampionëve për Jurgen Kloppin përpara finales kundër Tottenhamit këtë fundjavë.

Të dy skuadrat angleze do të takohen në Wanda Metropolitano të shtunën në mbrëmje, me të dy menaxherët që kërkojnë të fitojnë trofeun e parë në këtë garë.

Klopp ishte afër të fitonte atë Borussia Dortmundit, por u mposht nga Bayern Munichu në finale, ndërsa fatin e njëjtë e pati edhe vitin e kaluar ndaj Real Madridit.

Përpara finales së këtij viti në Madrid, Shaqiri ka folur për ndikimin e trajnerit gjerman te Liverpooli, duke këmbëngulur se lojtarët janë të gatshëm të “japin gjithçka” për të sjellë trofeun në Anfield në nder të tij.

“Ai është gjithmonë i relaksuar. Ne jemi gjithmonë duke u argëtuar gjatë dhe pas stërvitjes. Ai është një person pozitiv”, ka thënë fillimisht Shaqiri për talkSPORT.

“Ai bën gjithçka për ne dhe ne japim gjithçka për të. Ne duam ta fitojmë trofeun për të”.

Reprezentuesi zviceran mendon se Reds e meritojnë të fitojnë Ligën e Kampionëve pas një sezoni dramatik që ka parë Liverpoolin të bëjë përparime të mëdha.

“Mendoj se kemi pasur një sezon të madh dhe kemi një finale të madhe para nesh”.

“Do të përpiqemi me gjithçka për të fituar titullin sepse klubi e meriton atë, tifozët e meritojnë atë dhe lojtarët e meritojnë atë. Një gjë me të vërtetë e veçantë është nëse e fitojmë”.

“Tottenhami është një ekip madh. Ata i treguan botës se sa të mirë janë. Do të jetë një ndeshje e vështirë, por jemi të sigurt. Janë vetëm 90 minuta dhe çdo gjë mund të ndodhë”, përfundoi ylli me prejardhje nga Kosova. /Telegrafi/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme