Shaqiri: Na mungojnë shumë tifozët, edhe pse për ekipet e vogla është më e lehtë

Prishtinë | 14 Mar 2021 | 17:52 | Nga Ekonomia Online

Mesfushori i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri thotë se mungesa e tifozëve në “Anfield” e ka bërë më të lehtë për skuadrat e vogla që të fitojnë pikë.

Kampioni i Anglisë është në formë jo të mirë duke humbur gjashtë ndeshjet e fundit në shtëpi.

Rezultatet e fundit ka bërë që Liverpool të shpresojë të përfundojë në top katër, edhe pse momentalisht është tetë pikë prapa.

Shaqiri beson se “Anfield” pa tifozë është ndihmë për kundërshtarët duke iu dhënë skuadrave, si Burnley, Brighton dhe Fulham shpresë për fitore.

“Të gjithë e dinë si na shtynë tifozët. Të gjithë e dinë në sa ndeshje ia kemi dal të rikthehemi kur kemi pranuar gol”

“Mendoj që ka shumë ndeshje ku mund ta shohësh. Sigurisht, na mungojnë shumë tifozët”.

“Për skuadrat e vogla, është më e lehtë të luajnë në “Anfield” pa tifozë. Nuk kanë presion. Mund të shohësh në shumë mënyra dhe shumë ndeshje. Skuadrat më të vogla kanë shanse”, tha ai.

Ndërkohë, Liverpool siguroi kualifikimin në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve pas fitores ndaj RB Leipzig me rezultat të përgjithshëm 4 – 0.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme