Shaqiri në formë të lartë para Superkupës së Evropës

Prishtinë | 14 Gus 2019 | 14:11 | Nga Ekonomia Online

Ylli shqiptar, Xherdan Shaqiri po duket në formë të lartë para finales së Superkupës së Evropës.

Liverpooli do të ndeshet me Chelsean në finalen e Superkupës së Evropës, e cila fillon nga ora 21:00 dhe zhvillohet në Vodafone Arena.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme dhe synojnë të fitojnë trofeun e parë sezonal.

Njëri nga ta padyshim se është edhe ylli shqiptar, Xherdan Shaqiri, i cili shihet në formë të lartë para finales së Superkupës së Evropës.

Të ngjashme