Shaqiri në garë me yjet e Premierligës për të fituar një çmim, votoni

Prishtinë | 05 Mar 2018 | 16:54 | Nga

Shaqiri është në mesin e disa futbollistëve për të fituar çmimin “Lojtari më i mirë në Premierligë” për muajin shkurt.

Anësori shqiptar i Stoke City, Xherdan Shaqiri, është njëri ndër kandidatët për ta fituar çmimin e “Lojtarit më të mirë në Premierligë” për muajin shkurt, raporton Gazeta Express.

Në garë për më të mirin së bashku me Shaqirin janë edhe; Sergio Aguero, Mousa Dembele, Pascal Gross, Eden Hazard, Glenn Murray e Mohamed Salah.

Tifozët mund të ndihmojnë për të vendosur fituesin e këtij çmimi e që kanë të drejtë për të votuar deri sonte në orën 23:59 në faqen zyrtare të Premierligës, mund të votoni edhe për Shaqirin, përcjell Gazeta Express.

Sergio Aguero (Manchester City)

Ndeshje 2, fitore 1, barazim, humbje 0, gola 4, asiste 0

Vetëm Salah ka shënuar gola në shkurt sa sulmuesi i Man City, katër gola – që të gjitha i realizoi në një ndeshje, kundër Leicester City.

Mousa Dembele (Tottenham)

Ndeshje 3, fitore 2, barazim 1, humbje 0, gola 0, asiste 0

Nuk ka shënuar gola dhe nuk ka dhënë asiste, por Dembele ka shkëlqyer në shkurt duke ndihmuar Tottenhamin të fitojë kundër Arsenalit dhe ishte një ndër më meritorët për barazimin me Liverpoolin. Ai bëri 202 pasime, kompletoi 92%.

Pascal Gross (Brighton & Hove Albion)

Ndeshje 3, fitore 2, barazim 1, humbje 0, gola 1, asiste 2

Asnjë lojtarë nuk krijoi më shumë shanse se gjermani muajin e kaluar, gjithsej 11. Dy janë konkretizuar, ndërsa edhe Gross realizoi vetë.

Eden Hazard (Chelsea)

Ndeshje 3, fitore 1, barazim 0, humbje 2, gola 3, asiste 1

Belgu ishte zemra e sulmit të Chelseat muajin e kaluar, duke shënuar tre gola dhe duke krijuar 11 shanse për gol në shkurt.

Glenn Murray (Brighton & Hove Albion)

Ndeshje 3, fitore 2, barazime 1, humbje 0, gola 3, asiste 0

34 vjeçari shënoi tre herë pas tre shuteve duke ndihmuar të tijtë t’i arkëtojnë shtatë pikë.

Mohamed Salah (Liverpool)

Ndeshje 3, fitore 2, barazime 1, humbje 0, gola 4, asiste 2

Sulmuesi i Liverpoolit është involvuar në gjashtë gola për ekipin e Klopp (katër ka shënuar, dy herë ka asistuar), duke përfshirë edhe golin super të bukur kundër Spurs.

Xherdan Shaqiri (Stoke City)

Ndeshje 3, fitore 0, barazime 2, humbje 1, gola 3, asiste 0

Shqiptari ka qenë në qendër të vëmendjes në sulmin e Stoke City, duke shënuar të gjithë golat për Stoken muajin e kaluar, 3.

VOTONI KËTU

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme