Shaqiri në Liverpool pas Kupës së Botës

Prishtinë | 12 Qer 2018 | 09:14 | Nga

Ylli shqiptar i Zvicrës, Xherdan Shaqiri, më shumë gjasë do të jetë lojtar i Liverpoolit pas përfundimit të Botërorit Rusia 2018, sipas mediave angleze.

Mirror raporton se Liverpooli do të tentojë ta transferojë mesfushorin e Stoke City, Xherdan Shaqiri, menjëherë pas përfundimit të Kupës së Botës muajin e ardhshëm, transmeton Gazeta Express.

Po ashtu, edhe përfaqësuesi zviceran është i gatshëm t’i bashkohet “Të kuqve”.

Gjiganti nga Premierliga pritet ta transferojë 26-vjeçarin nëse Stoke, që tani do të bëjë gara në një nivel më të ulët të futbollit anglez, tregohet i arsyeshëm në kërkesat e tij.

Megjithatë, Shaqiri nuk konsiderohet si alternativë e Nabil Fekir, transferimi i të cilit në “Anfield” mund të mos jetë plotësisht i pamundur, pasi Lyon po kërkon rrugë për ta ringjallur shitjen e tij.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme