Shaqiri nuk do të paraqitet për Zvicrën për shkak të lëndimit

Prishtinë | 19 Mar 2019 | 11:58 | Nga Ekonomia Online

Mesfushori i Liverpool, Xherdan Shaqiri, është tërhequr nga përgatitjet me Kombëtaren e Zvicrës për shkak të një lëndimi që ka pësuar në ijë.

Zvicra ndeshjen e parë kualifikuese për Euro 2020 e zhvillon të shtunën kundër Gjeorgjisë, para ndeshjes kundër Danimarkës më 26 mars, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

27 vjeçari ka shënuar gjashtë gola në Premier League këtë sezonë, por që nga 30 janari nuk ka qenë më asnjëherë titullar.

Ndeshja e radhës e Liverpool është kundër Tottenham Hotspura më 31 mars.

Të ngjashme