Shaqiri po insiston për largim nga Liverpooli

Prishtinë | 26 Pri 2021 | 12:27 | Nga Ekonomia Online

Xherdan Shaqiri është duke shikuar të largohet nga Liverpooli në afatin kalitar të verës, raporton “Football Insider”.

Reprezentuesi i Zvicrës po e ka të vështirë të sigurojë minutazhë te Liverpooli dhe ai është i gatshëm të rikthehet në Itali këtë verë. Më herët Shaqiri kishte luajtur për Interin.

Shaqiri 29-vjeçar i ka luajtur vetëm 21 ndeshje këtë stinor, prej tyre vetëm gjashtë si titullar.

Ai është i interesuar të gjejë një klub ku do të luante rregullisht, ndërsa Roma e Lazio kanë shprehur interesim për të, po ashtu edhe Sevilla.

Mundësia më e madhe është që Shaqiri të transferohet në Serie A të Italisë. Më herët Liverpooli kërkonte 23 milionë funte për Shaqirin, mirëpo do ta ketë të vështirë të sigurojë atë shumë, pasi pandemia ka goditur financiarisht klubet nëpër botë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme