Shaqiri pranë largimit nga Liverpooli

Prishtinë | 01 Tet 2020 | 21:43 | Nga Ekonomia Online

Xherdan Shaqiri pritet të largohet nga Liverpooli para ditës së fundit të afatit kalimtar, të hënën, raporton “Goal”. Për futbollistin shqiptar janë të interesuar së paku dy klube.

Shaqiri u la jashtë skuadrës së “Të Kuqve” për ndeshjen e Carabao Cup me Arsenalin, me Liverpoolin që s’ka dashur të rrezikojë me anësorin 28-vjeçar. Siç ka raportuar “Goal”, mungesa e tij s’ka të bëjë me ndonjë lëndim.

Mbetet e paqartë cilat skuadra kanë shprehur interesim për lojtarin që ka luajtur te Bayerni, Interi e Stoke City para Liverpoolit.

Shaqiri startoi në ndeshjen e fundit të kësaj gare me Lincolnin, duke realizuar një gol nga gjuajtja e lirë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme