Shaqiri pritet të largohet nga Liverpooli, por mbetet në Premierligë

Prishtinë | 30 Maj 2019 | 12:05 | Nga Ekonomia Online

Xherdan Shaqiri gjatë afatit kalimtar të verës mund të ndërrojë skuadër, por dot ë mbetet në Premierligë.

Pas një edicioni të plot te Liverpool, Xherdan Shaqiri është rrugës për të ndërruar skuadër.

27 vjeçari në verën e kaluar nga Stoke City ishte transferuar te Liverpool, dhe në edicionin e parë në ‘Anfield Road’ ka shënuar gjashtë gola.

Dhe “Daily Post” shkruan se West Hami ka filluar të interesohet për Xherdan Shaqirin, përcjell ‘lajmi.net’.

West Ham janë të gatshëm të ofrojnë deri në 25 milionë euro për Shaqirin.

Por, për t’u vendosur për të ardhmen e Shaqirit duhet të pritet përfundimi i finales së Ligës së Kampionëve, ku Liverpool më 1 qershor takohet me Tottenham.

Të ngjashme