Shaqiri refuzon ofertën e Hertha Berlinit

Prishtinë | 26 Jan 2021 | 11:48 | Nga Ekonomia Online

Xherdan Shaqiri ka refuzuar t’i bashkohet Hertha Berliniti gjatë këtij afati kalimtar. 29-vjeçari raportohet se dëshiron të qëndrojë te Liverpooli të paktën deri në fund të këtij edicioni.

Futbollisti kosovar i përfaqësueses së Zvicrës këtë edicion në të gjitha garat ka luajtur 11 ndeshje për Liverpoolin. Ai ka shënuar një gol dhe ka kontribuar me tri asistime. Më herët Shaqiri karrierë ka bërë në Gjermani te Bayern Muencheni, skuadër me të cilën fitoi edhe Ligën e Kampionëve.

Ka luajtur edhe për Stoke Cityn, Interin dhe Baselin, ndërsa me Liverpoolin ka kontratë deri në verën e vitit 2023.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme