Shaqiri: Sa mirë të kesh në ekip lojtarë që shënojnë, Firmino e meritoi het-trikun

Prishtinë | 30 Dhj 2018 | 10:05 | Nga Ekonomia Online

Anësori shqiptar i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri shpreson se Roberto Firmino do ta përdorë het-trikun, sic thotë ai të merituar ndaj Arsenalit, për të vazhduar të shënojë gola për skuadrën e tij edhe në pjesën e dytë të sezonit në Premierligë.
Sulmuesi brazilian Firmino i ndihmoi liderit Liverpoolit ta mposhtë Arsenalin 5-1 të shtunën në Anfield, pasi të kuqtë e gjeten veten në disavantazh kur Ainsley Maitland-Niles shënoi gol të hershëm, dhe e kompletoi het-trikun kur Mohamed Salahu – i cili shënoi golin e katërt menjëherë pasi Sadio Mane e kishte dyfishuar epërsinë – e lejoni atë ta gjuajë penalltinë në pjesën e dytë, transmeton Gazeta Express.

Shaqiri u shfaq i lumtur për Firminon dhe shpreson se kjo do të bëjë që 27-vjeçari ta ketë një pjesë të dytë të fortë të sezonit.

“E meritoi plotësisht. Ai bëri ndeshje shumë të mirë”, tha Shaqiri për uebsajtin e klubit.

“Është gjithmonë mirë të kesh njerëz në ekip të cilët mund të shënojnë gola. Goli i dytë i tij ishte shumë i bukur. Ai e meritoi plotësisht het-trikun dhe jam i lumtur për të. Shpresoj se ai do të vazhdojë kështu”, shtoi kosovari.

Liverpooli është lideri i Premierligës me nëntë pikë më shumë se vendi i dytë, Tottenhami, dhe të enjten do të luajë kundër Manchester Cityt në një super përballje

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme