Shaqiri tregon arsyen kryesore pse zgjodhi Liverpoolin

Prishtinë | 26 Kor 2018 | 09:03 | Nga

Xherdan Shaqiri ka thënë se trajneri Jurgen Klopp e ka luajtur rolin kryesor në kalimin e tij në Liverpool nga Stoke City këtë verë.

Anësori kosovar iu bashkua skuadrës së Jurgen Kloppit në fillim të këtij muaji për 15 milionë euro nga skuadra e rënë nga Premierliga, Stoke City, transmeton Gazeta Express.

Ai ka nënshkruar kontratë afatgjate me të kuqtë.

“Kur dëgjova se klubi më dëshironte, desha të vija sepse e kam njohur atë [Kloppin] për një kohë të gjatë. E kam admiruar atë për shumë kohë dhe jam shumë i lumtur që jam këtu”, ka thënë Shaqiri.

“Klopp është person madhështor me karakter të fortë dhe mentalitet fitues, që është shumë më rëndësi”, shtoi ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme