Shaqiri vjen me një falënderim të veçantë për tifozët e Lyoni

Prishtinë | 13 Sht 2021 | 11:09 | Nga Ekonomia Online

Mesfushori shqiptar, Xherdan Shaqiri e ka nisur për mrekulli aventurën e tij në kampionatin francez, me skuadrën e Lyonit.

Shaqiri dhuroi një asist dje në fitoren e gjigantit francez me rezultatin 3:1 kundër Strassbourgit, shkruan Reporteri.net

Ai asistoi për golin e dytë të vendësve. Ish ylli i Liverpoolit e nisi ndeshjen nga minuta e parë sonte.

Ishte minuta e 64-të kur Xherdan Shaqiri asistoi për Jason Denayer, që realizoi për 2-0.

Ky ishte asisti i parë i lojtarit nga Zhegra e Gjilanit, pasi kompletoi në këtë verë kalimin te Lyoni nga Liverpooli.

Por, pas ndeshjes Shaqiri nuk harroi t’i falënderonte tifozët e Lyonit që e mbështetën atë.

“Debutim në fitore, faleminderit “Les Gones” për mbështetjen e mahnitshme”.

Të ngjashme