Shaw: Ronaldo ka ndryshuar mentalitetin e Manchester Unitedit

Prishtinë | 07 Tet 2021 | 14:54 | Nga Ekonomia Online

Mbrojtësi anglez, Luke Shaw ka thënë se Cristiano Ronaldo ka ndryshuar ekipin e Manchester Unitedit me mentalitetin e tij “të pabesueshëm”.

Shaë ka thënë se lojtarët ndjekin shembullin e shokut të tyre portugez kur bëhet fjalë për fokusin e tij në stërvitje dhe profesionalizmin, me mbrojtësin që beson se lidershipi i Ronaldos mund të çojë në përmirësimin e gjithë ekipit.

Sidoqoftë, vendosmëria e Unitedit po testohet në fillim të sezonit pasi tre humbje në shtator dhe një barazim zhgënjyes kundër Everton në fillim të tetorit kanë ftohur ndjenjat e ngrohta që kur Ronaldo njoftoi për herë të parë kthimin e tij në Old Trafford.

“Ju e njihni yllin që ai është, atë që ka bërë gjatë shumë viteve, është thjesht e pabesueshme të jesh në një zhveshtore me të”, ka thënë fillimisht Shaw për BBC Radio 5 Live.

“Ju e shihni mënyrën sesi ai sillet, sa profesionist është. Është e qartë për mua pse ai ka qenë në krye për kaq shumë vite”.

“Mendësia e tij është e pakalueshme. Unë mendoj se ai me të vërtetë e ka përmirësuar atë brenda dhe përreth zhveshtores”, përfundoi anglezi.

Të ngjashme