ShBA: Ish-medalistja olimpike sulmohet me mjet metalik nga një i pastrehë

Prishtinë | 12 Kor 2022 | 15:52 | Nga Ekonomia Online

Ish-fituesja e medaljes olimpike Kim Glass, ka thënë se është sulmuar nga një person pasi ka dal nga një restaurant ku po drekonte.

Ngjarja ndodhi në Los Angelos të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Glass thotë se u godit në fytyrë nga një mjet metalik.

Dyshohet se personi në fjalë ishte i pastrehë

Sportistja e tregoi momentin se si kishte ndodhur ngjarja.

” Ai kishte diçka në dorë në anën tjetër të rrugës. Më shikoj mjaft me urrejte ndërsa unë u ktheva të shkoja rrugës time. I thashë shokut tim Unë mendoj se diçka nuk shkon me të “- tha ajo.

Medalistja olimpike shtoi se kishte menduar se i dyshuari do ta godiste makinën por mjeti kishte përfunduar në fytyrën e saj.

“Mendova se ai do ta godiste një makinë. Por, më pas një tub i madh metalik më goditi si rrufe në sy. Më goditi këtu, Gjithçka ndodhi shpejt. Ai e hodhi mjetin metalik nga rruga dhe nuk ishte afër meje”- theksoi ajo.

Kim Glass, i ka publikuar disa pamje në rrjetet sociale teksa shihet syri i saj i enjtur.

Ajo në vitin 2008 me ekipin e volebollit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës e kishte fituar medaljen e argjendtë.

Të ngjashme