ShBA-ja e nis me këmbë të mbarë turneun Gold Cup

Prishtinë | 19 Qer 2019 | 09:23 | Nga Ekonomia Online

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e nisën turneun Gold Cup me fitore me rezultat të thellë 4:0 në ndeshjen e së martës ku ndër Guyanas.

SHBA-ja i dha fund ecurisë prej tri ndeshjeje pa fitore, duke e dominuar Guyanan për pjesën më të madhe të ndeshjes në kuadër të Grupit D në “Allianz Field” në Minnesota.

Paul Arriola e zhbllokoi rezultatin e ndeshjes në minutën e 28-të, para se dy golat e Tyler Boyd dhe Gyasi Zardes ta thellonin rezultatin në pjesën e dytë të ndeshjes.

Pasi që kishin qenë paksa nën presion gjatë disa ndeshjeve miqësore, ky ishte starti i përsosur për kampionët në fuqi, të cilat tani i bashkon Panamasë me tri pikë të fituara nga ndeshja e parë e fazës së grupeve.

Christian Pulisic shkëlqeu në këtë ndeshje për SHBA-në, mirëpo atij iu mohua disa herë një gol në këtë ndeshje nga portieri kundërshtar.

Përderisa portieri i Guyanas Akel Clarke ia mohoi një gol disa herë Pulisicit, ai s’mundi t’i ndalojë katër golat e tjerë (Paul Arriola 28’, Tyler Boys 51’ dhe 81’, Gyasi Zardes 55’).

Pas humbjeve zhgënjyese në miqësoret kundër Xhamajkas dhe Venezuelës këtë muaj, kjo fitore ishte shumë e nevojshme për SHBA-në. Për më tepër, trajneri Gregg Berhalter mbeti i kënaqur nga paraqitja e skuadrës së tij, që të shtunën do të përballet me Trinidadin. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme