SHBA-ja mposht Australinë dhe kalon në finale të ‘Tokio 2020’

Cleveland Cavaliers forward LeBron James celebrates a basket against the Boston Celtics during the second half in Game 7 of the NBA basketball Eastern Conference finals, Sunday, May 27, 2018, in Boston. (AP Photo/Elise Amendola) ORG XMIT: BXG135
Prishtinë | 05 Gus 2021 | 10:37 | Nga Ekonomia Online

Ekipi i basketbollit të SHBA-ve kanë triumfuar ndaj Australisë me rezultat 97:78 për të siguruar finalen e madhe të Lojërave Olimpike “Tokio 2020”.

SHBA-të kanë siguruar tashmë finalen e madhe të basketbollit në konkurrencën e meshkujve.

Fitorja e ekipit përfaqësues amerikanë ndaj Australisë erdhi në sajë të një super-ndeshje të zhvilluar, e cila nuk u rrezikua asnjëherë.

SHBA-të ishin të udhëhequr nga ylli Kevin Durant, i cili ishte shënuesi më i mirë me 23 pikë dhe 9 kërcime, ndërsa Devin Booker shtoi 20 pikë tjera.

Në finale, SHBA-ja do të takohet me fituesin e përballjes mes Francës e Sllovenisë.

Të ngjashme