ShBA mposht Serbinë në volejboll

Prishtinë | 01 Tet 2018 | 09:30 | Nga Ekonomia Online

Skuadra amerikane e volejbollit në kategorinë e meshkujve ka përfunduar garën e jashtëzakonshme “FIVB Men’s World Championships” dhe ka fituar medaljen e bronztë.

Shtetet e Bashkuara e kanë mposhtur Serbinë në Torino të Italisë me rezultate: 23-25, 25-17, 32-30, 25-19, shkruan TeamUSA, transmeton Klan Kosova

Kështu amerikanët siguruan vendin e tretë në Botërorin e volejbollit për meshkuj, pasi mposhtën 3-1 me sete Serbinë.

Në historinë e volejbollit të SHBA-ve, kjo është medalja e tretë e kampionatit botëror e fituar pas 24 vitesh.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme