Shefi i Atleticos: Kemi prova kundër Barcelonës

Prishtinë | 27 Kor 2019 | 11:02 | Nga Ekonomia Online

Shefi ekzekutiv i Atletico Madridit, Gil Martin, ka pohuar se klubi i tij ka prova prandaj edhe është ankuar te La Liga dhe Federata e Futbollit e Spanjës kundër Barcelonës për transferimin e Antoine Griezmannit.

Atletico pohon se Barça kishte arritur marrëveshje me sulmuesin francez para se klauzola e lirimit të tij në kontratë me Atleti të zbriste nga 200 milionë euro në 150 milionë euro.

“Ne kemi bërë ankesë në La Liga dhe RFEF. Tani jemi duke biseduar me shërbimet ligjore sepse nuk duam të krijojmë dëme të padëshirueshme mes dy klubeve dhe ankesa do të shkojë deri në fund”, tha Martin.

“Kur të merret vendimi, ne do të tregojnë nëse do t’i drejtohemi drejtësisë. E di që kemi prova, sepse i kam unë, por do t’i lëmë gjërat të rrjedhin normalisht”, shtoi ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme