Shefi i Chelseas flet për mundësinë e kalimit te Juventusi

Prishtinë | 05 Qer 2019 | 10:44 | Nga Ekonomia Online

Menaxheri i Chelseat, Maurizio Sarri, thotë se po i mungon Italia mes disa raporteve që paralajmërojnë largimin e tij nga klubi për t’u bashkuar me Juventusin.

E ardhmja e Sarrit ka qenë temë debatit gjatë gjithë sezonit pavarësisht se ai ka shkuar në Stamford Bridge nga Napoli vetëm verën e kaluar.

60-vjeçari arriti ta dërgoj Chelsean në vendin e tretë në Premier League, në finalen e Kupës Carabao dhe fitoi Europa League kundër Arsenalit më 29 maj, shkruan BBC.

“Unë e ndjej se diçka mungon. Ka qenë një vit i rëndë. Filloj të ndjej mungesën e miqve dhe të prindërve të moshuar që i shoh rrallë.

“Por në moshën time, unë bëj vetëm zgjedhje profesionale, nuk do të mund të punoj për 20 vjet. Stoli është punë e vështirë”.
Sarri thotë se marrëdhëniet e tij me tifozët e Napolit nuk do të ndryshojnë edhe nëse transferohet në një klub rival italian.

“Napolitanët e dinë dashurinë që ndiej për ta. Unë zgjodha të shkoj jashtë shtetit vitin e kaluar dhe të mos shkoj në një ekip italian”, tha ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme