Shefi i UEFA-s do të jetë i pranishëm në ndeshjen Shqipëri-Francë

Prishtinë | 21 Tet 2019 | 15:49 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin ka konfirmuar vizitën e tij zyrtare në Tiranë për ndeshjen e fundit eliminatore të kampionatit Europian Euro 2020 mes Shqipërisë dhe Francës.

Kjo ndeshje dot ë jetë gjithashtu ndeshja inauguruese e stadiumit të kryeqytetit “Arena Kombëtare”.

Veç presidentit të UEFA-s, Federata Shqiptare e Futbollit ka ka ftuar të gjithë anëtarët e qeverisë evropiane të futbollit dhe jo vetëm për të qenë të pranishëm në inaugurimin e impiantit më të madh e më modern sportiv në Shqipëri.

Kuqezinjtë për këtë ndeshje të fundit të fazës së grupeve edhe pse nuk kanë një objektiv sportiv për të pretenduar kualifikimin, do të kenë motivimin maksimal për të vazhduar paraqitjen e mirë që ka filluar me ardhjen e Edi Rejas në pankinë.

Përpos kësaj, 22 mijë vendet e “Arenës Kombëtare” do të jenë tërësisht të ezauruara pasi prej kohësh kërkesa për bileta është në rritje, shkruan Top Channel përcjellë klankosova.

Përveç tribunës qendrore, që në këtë ndeshje nuk do të dalë në shitje për shkak të protokolleve zyrtare për të ftuarit e Federatës Shqiptare të Futbollit, qeverisë, bashkëpunëtorët dhe sponsorave, pjesa tjetër e stadiumit është e gjitha në shitje për një çmim mesatar biletash prej 2 mijë e 200 lekësh, apo nga më e lira që do të kushtojë 1 mijë e 500 lekë deri tek më e shtrenjta që do të kushtojë 5 mijë lekë.

Biletat e ndeshjes inaguruese të “Arenës Kombëtare” Shqipëri-Francë do të dalin në shitje nga dita e nesërme ndërkohë që më 14 nëntor, përfaqësuesja kuqezi do të luaj në “Elbasan Arena” përball Andorrës ndeshjen e parafundit të këtyre eliminatore të kampionatit evropian “Euro 2020”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme