Shefi mjekësor i UEFA-s: Futbolli nuk është gjëja më e rëndësishme në jetë

Prishtinë | 28 Pri 2020 | 18:28 | Nga Ekonomia Online

Shefi mjekësor i UEFA-s, Michel D’Hooghe, është skeptik lidhur me rifillimin e garave të mëdha të futbollit këtë sezon duke thënë se është çështje “jete a vdekje”.

Qëndrimi i tij duket të jetë në kundërshtim me qëndrimin zyrtar të UEFA-s që i ka inkurajuar ligat që t’i përfundojnë garat edhe nëse kjo do të thoshte ndryshim në formatin e fazave të eliminimit direkt.

Qeveria franceze njoftoi të martën se Ligue 1 dhe Ligue 2 nuk do të luajnë deri në shtator, duke iu bashkuar kështu vendeve, si Belgjika, Holanda dhe Argjentina që e kanë deklaruar të përfunduar sezonin 2019/2020.

“Të gjithë jemi subjekt i vendimeve në nivel kombëtar nga autoritetet publike. Është shumë e thjesht. Futbolli nuk është gjëja më e rëndësishme në jetë”.

“Do të jem i lumtur nëse mund të fillojmë, në një mënyrë të përshtatshme, kampionatin e ardhshëm dhe të mos kemi asgjë para fillimit të sezonit të radhës”.

“Nëse mund ta fillojmë sezonin 2020/2021 në gusht ose në fillim të shtatorit, do të isha i kënaqur. Atëherë do të shmangej një sulmi dytë nga virusi, që është i mundur”.

“Të gjithë duhet të jetë shumë të kujdesshëm aktualisht. Kam dëgjuar në shumë vende se po mendojnë të luajnë sërish futboll, me ose pa publik”.

“Nëse ja një rrethanë të vetme, ku argumentet mjekësore duhet të fitojnë ndaj atyre ekonomike, është tash. Nuk është çështje parash, është çështje jete a vdekjeje. Është shumë e thjeshtë”, ka deklaruar D’Hooghe për The Daily Telegraph.

Bundesliga është në faza më të avancuara të përgatitjeve dhe pritet të fillojë më 9 maj, kurse Serie A me 2 qershor. 

Të ngjashme