Shënohet Dita e Pingpongut, qytetarët luajnë me profesionistët

Prishtinë | 09 Pri 2018 | 11:46 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Federata e Pingpongut e Kosovës ka shënuar Ditën Ndërkombëtare të Pingpongut, duke ofruar për qytetarët mundësinë që për së afërmi të njoftohen me këtë sport dhe të luajnë me profesionistët kosovar të këtij sporti, raporton Ekonomia Online.

Aktiviteti është mbajtur në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë ku federata ka vendosur disa tavolina pingpongu, hapësirë në cilën janë organizuar aktivitete të ndryshme.

Për fëmijët janë siguruar tavolina rekreative ku kanë pasur mundësi që të marrin hapat e parë.

Kastriot Orana, anëtar i bordit të Federatës së Pingpongut, bëri të ditur se Dita e Botërore e Pingpongut ka qenë më 6 prill, por për shkak të motit me shi të premten, ky aktivitet po mbahet sot.

Ai shtoi se qëllimi i këtij aktiviteti është promovimi i këtij aktiviteti është qe të sjellin sportin e pingpongut më afër qytetarëve dhe të angazhojnë sportistë të rinj.

“Qëllimi kryesor i shënimit të kësaj dite është promovimi i sportit të pingpongut. Është kërkesë nga Federata Botërore që të organizohet në vende të ndryshme, si në ndonjë shesh, rrugë të frekuentuara, në hapësira më të pazakonshme në krahasim me sallat ku luhet ky sport. Me anë të këtij aktiviteti dëshirojmë të ofrojmë sportin e pingpongut më afër qytetarëve, qytetarët të kenë mundësi të luajnë nga afër me profesionistët e pingpongut”.

“Aktiviteti do të zhvillohet nga ora 11 deri në orën 18, do të ketë muzikë, pije nga ‘Frutomania” e cila vazhdimisht e përkrah këtë aktivitet dhe kështu shpresojmë të promovojmë sportin e pingpongut e pse jo të gjejmë edhe një talent, i cili në të ardhmen mund të jetë sportist i federatës.  Ky aktivitet nuk ka qëllim garues, ka qëllim promoves”.

Iliriana Haliti, lojtare në klubin Prishtina, dhe pjesë e përfaqësueses së Kosovës në Pingpong, tha se ky është sport që sjellë shumë benifite.

“Jemi duke u munduar t’i bëjmë promovim sa më të mirë pingpongut që me i tërheq qytetarët, kryesisht fëmijët dhe me i informuar që është sport me shumë benifite”.

Ajo shtoi se këto aktivitete po organizohen për shkak se ky sport nuk është mjaftueshëm i popullarizuar në vendin tonë.

“Jo edhe në masë të madhe prandaj po mundohemi të mbajmë evente të tilla, me i informuar qytetarët për pingpongun dhe benificionet e këtij sporti”.

Organizatorët thanë qëllimi i këtij aktiviteti është që të bashkojë entuziastët e pingpongut dhe qytetarët pa dallime, për të promovuar dashurinë për sportin, dhe të angazhojë sportistë të rinj.

 

Të ngjashme