Shevchenko poston pamje të sulmeve shkatërrimtare ruse në Ukrainën e tij

Prishtinë | 26 Shk 2022 | 14:20 | Nga Ekonomia Online

Ish-futbollisti i njohur ukrainas, Andriy Shevchenko po e përcjell me shqetësim të madh situatën e tensionuar të krijuar në atdheun e tij.

Trajneri ukrainas ka kërkuar të ndalet sa më shpejtë terrori që po e përjeton populli i tij, shkruan “Gazeta Express”.

Ndër të tjera, “Sheva” i ka postuar disa fotografi në “Instastory”, ku shihen sulmet shkatërrimtare të rusëve, të cilët nuk kishin mëshirë as ndaj banorëve të pafajshëm, duke i sulmuar me raketa dhe me armë të ndryshme edhe ndërtesat civile.

Shevchenko kërkon ndihmë nga ndërkombëtarët për ta ndalur agresorin rus, i cili ka depërtuar thuajse deri në kryeqytetin ukrainas, Kiev.

Qindra njerëz, prej tyre shumë civilë, janë vrarë në këto tri ditë luftime në Ukrainë.

Të ngjashme