Shfaqet Zidane pak ditë pasi u largua nga Real Madridi

Prishtinë | 06 Qer 2018 | 15:24 | Nga

Disa ditë pasi e braktisi Real Madridin, Zinedine Zidane është shfaqur në Francë përkrah familjes dhe miqve.

Zidane e habiti botën e futbollit dhe i tronditi shumë persona kur papritmas njoftoi dorëheqjen nga posti i trajnerit të Real Madridit, pak kohë pasi e fitoi titullin e tretë më radhë në Ligën e Kampionëve, transmeton Gazeta Express.

Lucak dhe Enzo Zidane iu bashkuan babait të vet dhe mesfushorit të Marseilles, Max Lopez dhe kushëririt Driss Zidane për një lojë futbolli të vogël në Aix-En-Province.

Qendra sportive ku ata luajtën, në fakt, mban emrin e ish-mesfushorit francez, “Z5 Aix”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme