Shiffrin planifikon t’i kthehet garave javën e ardhshme

Prishtinë | 05 Mar 2020 | 13:36 | Nga Ekonomia Online

Skitarja e madhe amerikane Mikaela Shiffrin ka njoftuar se do t’i rikthehet garave në Kupën e Botës të skijimit alpin javën e ardhshme.

Shiffrin ka qëndruar jashtë garave që nga 2 shkurti, kur papritmas vdiq babai i saj Jeff Shiffrin. Ajo qëndroi në SHBA duke mbajtur zi.

Shiffrin ka njoftuar nëpërmjet një video-mesazhi të enjten në mëngjes, se do të rikthehet në Evropë. Skitarja amerikane gjatë qëndrimit në SHBA ka stërvitur në Vail dhe Aspen.

Derisa Shiffrin nuk ka njoftuar planin se kur do të kthehet, udhëtimi i saj në Suedi lë të kuptohet se ameriaknaj 24-vjeçare do t’i kthehet garave javën e ardhshme.

Shiffrin është fitues e trefishtë e titullit të përgjithshëm në Kupën e Botës të skijimit alpin. Ajo para se të largohej ishte duke kryesuar në renditje në Kupën e Botës këtë stinor. Në mungesë të saj italianja Frederica Brignone ka marrë kryesimin me 1378 pikë, ndërsa Shiffrin zë vendin e dytë me 153 pikë më pak.

Në renditjen në sllallom Shiffrin është kaluar nga skitarja sllovake Petra Vlhova. Vlhova ka 20 pikë më tepër. E në Super G, Shiffrin ka rënë në pozitën e shtatë, me 174 pikë disavantazh ndaj lideres Corinne Sutter.

Shiffrin pritet të kthehet në Are më 12-14 mars.

Të ngjashme