Shiffrin vazhdon dominimin në skijim alpin

Prishtinë | 07 Jan 2019 | 09:04 | Nga Ekonomia Online

Ajo mund të mos jetë e pamposhtshme, por nuk është larg kësaj.

Skitarja amerikane, Mikaela Shiffrin, ka konfirmuar statusin e saj si një prej yjeve sportive më dominuese në botë, duke shënuar fitoren e nëntë të stinorit në Kupën e Botës në skijim alpin. Ajo triumfoi të shtunën në garën e sllallomit në Zagreb.

Për 23-vjeçaren ishte fitorja e pestë në sllallom këtë stinor dhe e shtata në nëntë garat e saj të fundit në përgjithësi. Ajo ka arritur në shifrën e 52 fitoreve në Kupën e Botës në skijim alpin.

Lindsey Vonn kryeson me 82 fitore në gara të Kupës së Botës, mirëpo amerikania ende nuk ka startuar në këtë stinor që do të jetë stinor lamtumirës për të.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme