Shiten 9 mijë bileta për duelin Ballkani – Shkupi

Prishtinë | 23 Gus 2022 | 21:03 | Nga Ekonomia Online

Kur kanë mbetur edhe më pak se 48 orë deri në fillim të ndeshjes, afër 9000 bileta janë shitur vetëm në Suharekë.

Interesim i jashtëzakonshëm për ta përcjell nga afër ndeshjen FC Ballkani vs Shkupi.

Suharekasit janë një hap larg kualifikimit në fazën e grupëve të Konferencë Ligës, duke u bërë skuadra e parë kosovare e cila merr pjesë në garat evropiane.

E për ndeshjen e të enjtes ndaj Shkupit, Ballkani ka kërkuar mbështetje nga të gjithë tifozët kosovarë për këtë ndeshje historike.

Të ngjashme