Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Kosovë – Angli

Prishtinë | 15 Nën 2019 | 22:23 | Nga Ekonomia Online

Brenda pak minutash janë shitur të gjitha biletat për ndeshjen e së dielës ndërmjet Kosovës dhe Anglisë.

Bileta ka pasur në dispozicion vetëm për pjesën jugore pasi që për pjesët e tjera duket se ishin shitur më herët.

FFK-ja sot kishte paralajmëruar se biletat do të dilnin në shitje në ora 21:30, e ato janë shitur për pak minuta.

Në secilën pjesë të tribunave numri i shitjes së biletave ka shkuar në zero, që nënkupton shitjen e të gjitha biletave.

Image

Të ngjashme